Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

U nënshkrua për mëditje dhe iku: Kjo është pasuria përrallore e Blerta Deliut

Blerta Deliu Kodra – deputete e PDK-së – është kapur nga kamerat në Kuvendin e Kosovës duke u nënshkruar për të marrë mëditjen dhe duke dalë menjëherë jashtë. Por, cila është pasuria e saj?

Pasi u zu, Deliu Kodra u shpreh se “nuk do ta merrte mëditjen” për portalin Koha.

Një arsyetim të tillë e kishin pasur edhe deputetë tjerë – të pozitës e opozitës – kur në fund të vitit të kaluar kishin dalë shpenzimet e tyre për derivate, përkundër që disa prej tyre madje as nuk kishin vetura fare.

Cila është pasuria e znj. Deliu?

Le të flasim së pari, për mëditjen për një pjesëmarrje në Kuvendin e Kosovës mund të shkojnë deri në 250 euro.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), deputetja ka deklaruar gjithsej shtatë prona të paluajtshme. Vlera e përgjithshme e këtyre pronave është 1 milion e 340 mijë euro.

Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe dy vetura, njëra Mini e tjetri Lexus, që kushtojnë gjithsej 50 mijë euro.

Si para të gatshme gjatë vitit 2021, ajo ka deklaruar një shumë prej afër 50 mijë eurove.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net