Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Turqia del kundër anëtarësimit të Finlandës e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, tha të premten se vendi i tij nuk është në favor të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke dhënë shenjë se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës për ta bllokuar me veto anëtarësimin e dy shteteve të Evropës Veriore.

“Jemi duke i ndjekur zhvillimet në lidhje me Suedinë e Finlandën, por nuk kemi opinion të favorshëm”, tha presidenti turk para gazetarëve.

Udhëheqësi i shtetit e arsyetoi kundërshtimin duke e përmendur përkrahjen e pretenduar të Suedisë dhe të vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe grupet e tjera, të cilët Turqia i cilëson terroriste.

Ai gjithashtu tha se nuk dëshiron që ta përsërisë “gabimin” e Turqisë në të kaluarën, kur vendi i tij ishte pajtuar që ta ripranonte Greqinë në NATO më 1980. Ai pretendoi se ky veprim e kishte lejuar Greqinë që “të merrte qëndrim kundër Turqisë duke e marrë NATO-n pas vetes”, raporton agjencia “Associated Press”.

Presidenti turk nuk tha haptazi se do ta bllokonte ndonjë përpjekje të Suedisë e Finlandës për anëtarësimin në NATO, por aleanca i merr të gjitha vendimet me pajtueshmëri të plotë të shteteve të saj, që do të thotë se secila anëtare e ka të drejtën e vetos për ta bllokuar pranimin e ndonjë shteti të ri.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia do të priteshin krahëhapur, nëse aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në organizatën më të madhe të sigurisë në botë./Nacionale

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net