Disidenti
Lajme

Tugjmani për Bekim Berishën: Ky ushtar i Kosovës vlen sa 1000 ushtarë

0Shares

Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B & H-së. Është i vetmi ushtar i dekoruar nga tre presidentë, e për artin e tij të luftës flitet edhe sot, 25 vjet pas rënies, shkruan ‘dnevno.hr”.

Kroatë e kanë quajtur Shok e në Kosovë njihet si “Abeja”. Në fakt ai është quajtur Bekim Berisha. Guximin e vet luftarak e tregoi në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë ku dhe ra më 10 gusht 1998, shkruan mediumi kroat. Këtë kosovar trim e kujtojnë edhe sot banorët e Banovinës e për Bekim Berishën ishte impresionuar edhe kryetari i parë dr. Franju Tugjman:

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë”, kishte thënë Tugjman për Shokun.

“Berisha është njëri nga ushtarët më të mirë dhe më besnikë që e kam takuar ndonjëherë”, ka deklaruar gjenerali Janko Bobetko.

I dekoruar nga tre kryetarë

Për plagosje të rëndë në Luftën Atdhetare, Bekim Berisha në vitin 2013 është dekoruar me Urdhrin kroat. Është plagosur në aksionin më 16. 6. 1992 gjatë kryerjes së detyrës ushtarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore. Titullin Hero i Luftës Atdhetare e mori pas vdkjes edhe pse në qarqet luftarake atdhetare ky emër njihej para më shumë se 20 vjetësh. Opinioni i gjerë di pak ose fare për të, e fjala është për personin ndoshta më intrigant e më misterioz të Luftë Atdhetare i cili edhe pas vdkjes nxit preokupimin e individëve, siç është Ivica Panxha Orkan, interesimi i të cilit për figurën dhe veprën e Bekim Berishën nuk pushon

– Bekim Berisha është lindur më 16 qershor 1966 në Graboc, Pejë.

Sipas këtij portali kroat Kosova atij ia ka ngritur tetë përmendore, me emrin e tij quhet Akademia ushtarake e Ushtrisë së Kosovës, një kazermë ushtrie dhe një garnizon në Prishtinë, për të janë kompozuar katër këngë popullore e TV Prishtina po e përgatit një dokumentar. Ai po ashtu është i vetmi personalitet që është dekoruar nga tre presidentë, ai kroat, kosovar dhe shqiptar.

Ishte i ngritur dhe ka folur katër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se për ç’person bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj. Marrë para sysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet, ka thënë koloneli në pension Ivica Pandža Orkan, invalid korat i luftës.

I vetëm shkonte në territoret e pushtuar për diversione

Berisha u paraqit në vitin 1991 në Komarevë dhe thuhet që aty ka arritur nga Belgjika për t’iu bashkuar vullnetarëve në Kroaci, pjesëtarëve të batalionit të pavarur 57 e të Gardës Popullore të Sisakut. Bashkëluftëtarët e mbajnë ndër mend si 25 vjeçar modest, që filloi si ushtar i thjeshtë e që shumë shpejt doli të jetë çdo gjë, por jo assesi i rëndomtë. I pavarur dhe i vetëm shkonte në vëzhgime dhe kryente diversione e për to nuk fliste shumë. Banorët e Komarevës e kujtojnë Shokun se vetëm me duar nga toka e rrëmihu dhe e nxori granatën e pashpërthyer me lehtësi dhe gjakftohtësi të paparë.

Në pranverën e vitit ‘92, Bekimi e ndjeu thirrjen e një vendi tjetër që kishte nevojë për ndihmë dhe ku po tërbohej lufta- Bosnja. Në Posavinën e saj sërish u dëshmua në luftimet kundër serbëve të Bosnjës, por rruga e tij e luftës nuk përfundon këtu. Ai shkon në Kosovën e përfshirë nga lufta dhe bëhet njëri nga eprorët e UÇK-së. Pas një kohe merr gradën gjeneral dhe me të e jep jetën në aksionin heroik kur i la shokët dhe me një aksion individual nga një shtëpi bëri rezistencë duke gjuajtur tanket me snajper dhe me RPG. Atë ditë, më 10 gusht 1998 Berisha ra në shtëpinë që tanket e shkatërruan tërësisht.

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’

Disidenti.net

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën, këto janë vendet që votuan pro dhe kundër

Disidenti.net

Cirku i Vuçiqit në OKB, mbante flamurin serb dhe më pas sulmoi Gjermaninë

Disidenti.net