Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur bizneset dhe tregu i fundvitit në kryeqytet do të hapet sot në mbrëmje. Shtëpizat të cilat do të shesin ushqime u janë dhënë edhe njerëzve të LDK-së, ndonëse kjo është bërë nëpërmjet një konkursi të hapur, shkruan Periskopi.
Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte pretenduar se përzgjedhja e shtëpizave do të bëhet me short, duke qene transparent dhe përmes kamerave. Kjo nuk u bë. Madje këto shtëpiza u janë dhanë edhe familjarëve të LDK-së.
Në ueb-faqen e saj zyrtare, Komuna ka publikuar fituesit të cilët i ka ndarë në kategorinë A, B, C.
Në kategorinë A, janë përzgjedhur 9 biznese, në B 5 biznese, në C 21 biznese.
Janë shpallur fitues edhe biznese që për veprimtari nuk e kane fare ofrimin e shërbimeve qe janë te përcaktuara në kriteret e Komunës se Prishtinës.
Por, ajo që është edhe më e dukshme nga pëzgjedhja, është se fitues kanë dalë njerzit e afërt me LDK-ne dhe më vetë pushtetin komunal.
Na kategorinë C, fitues është shpallur edhe “Charlie Brown” SH.P.K që është pronësi të vëllait të asamblistit të LDK-se Pëllumb Bajçinovci. Bile asamblisti Bajçinovci këtë biznes e ka deklaruar edhe në formularin e pasurisë për vitin 2022 si zyrtarë i lartë publik. Ka shkruar se posedon 10 për qind të aksioneve. Por, në faqen e ARBK-së, biznesi është vetëm në emrin e vëllait të tij Fatos Bajçinovci dhe një personi tjetër.
Po ashtu, që të bëjë tregti, është përzgjedhur edhe biznesi “Nena SHPK” https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,125910&id=1,38,125910 , siç shihet pronar i këtij biznesi është Vigan Beqiri, djali i anëtarit te degës se dyte te LDK-se Refik Beqiri, i cili po ashtu ka qenë shef i Arsimit në komunën e Prishtinës.
Te kategoria C ka fituar biznesi “ARVI GROUP SH.P.K”. Ky biznes është pronë e djemve të deputetit të LDK-së, Agim Veliut. https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,127858&id=1,38,127858.
Fitues te kategoria C ka fituar edhe “LESNA TRADE “, e cila është në pronësi të Hashim Deshishku, ish deputeti i LDK-se. https://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,115982&id=1,38,115982
Shtëpizat të vogla ua kanë mësyrë edhe bizneset gjigante, p.sh në kategorinë A është biznesi Conad SH.P.K qe për veprimtari ka marketet
Më poshtë mund të shihni të gjithë përfituesit e shtëpizave. /Periksopi/