Disidenti
Lajme

Tragjike në SHBA: 19-vjeçari i vret me thikë dy vajza shqiptare

0Shares

We Një 19-vjeçar në SHBA dyshohet t’i ketë vrarë me thikë dy vajza shqiptare.

Ngjarja tragjike sipas raportimeve të medieve amerikane ka ndodhur në Largo të Floridas.

Sage Gayle Curry, po përballet me akuzën e vrasjes së dy vajzave të cilat mendohet se janë nga Shqipëria, të cilat i ndoqi dhe i vrau me thikë brenda shtëpisë së tyre.

Sipas Departamentit të Policisë në Lagos, i dyshuari i ndoqi viktimat deri në shtëpinë e tyre.

Trupat e pajetë të vajzave shqiptare u gjetën brenda banesës së tyre, kurse policinë e lajmëroi një fqinj i viktimave.

Sipas policisë, 19-vjeçari hyri në shtëpinë e viktimave përmes dritares, mori thikën e kuzhinës dhe kreu veprën, duke lënë të vdekur dy vajzat.

Pas ngjarjes tragjike, Sage Gayle Curry, u largua, ku i kërkoi ndihmë një miku të tij, pasi u lëndua edhe vetë gjatë aktit të rëndë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net