Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë shoferi që u vetëaksidentua te ‘Kroi i Mbretit’

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht tek vendi që njihet si ‘Kroi i Mbretit’, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se ka qenë një veturë e cila është vetaksidentuar.

Kështu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se personi i cili u lëndua nga ky aksident tashmë është pa shenja jete.

Krasniqi për Sinjalin tha se lajmin e kanë konfirmuar nga Emergjenca në Prishtinë.

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit të më hershëm në Sllatinë, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, tashmë është pa shenja jete“, tha Krasniqi për Sinjalin.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net