Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tragjedia në Podujevë: Ky është babai që dyshohet se vrau djalin e tij

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, i cili tashmë është arrestuar.

Sinjali mëson se babai që dyshohet se vrau 28-vjeçarin, Edon Ismajli, është Naim Ismajli.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thanë nga Policia për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net