Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tragjedia e familjes nga Kosova, ishin më pushime te Gjiri i Lalzit, vdiqën nga kërpudhat

Tre anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë në Shqipëri për shkak të helmimit nga ushqimi. Dy ndërruan jetë dje dhe i treti sot.

Viktimat janë Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti. Gazetari i ABC në Durrës Leonidha Musai raporton se familja nga Kosova kishte ardhur në Gjirin e Lalzit dhe po qëndronin në shtëpinë e tyre me pushime prej disa ditësh.

Shkak i vdekjes dyshohet se kanë qenë kërpudhat, që po sipas të dhënave të para dyshohet se i kishin mbledhur në pyll dhe i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre.

 Pas problemeve të para shëndetësore tre anëtarët e familjes kishin shkuar në spital për mjekim dhe më pas ishin kthyer në banesë, por gjendja u agravua dhe fatkeqësisht ndërruan jetë.

Policia nuk ka bërë asnjë njoftim për rastin e rëndë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy mjekët e spitalit të Durrësit që i kanë pritur për t’u dhënë ndihmën e parë. Sipas të dhënave, jo zyrtare mjekët po hetohen me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net