Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Trafikuan dy vajza 15 e 17 vjeçare/ Prokuroria ndalon dy të dyshuar në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar dy persona, që dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.

Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, ka ndaluar dy të dyshuarit me inicialet A.S. dhe R.S.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se gjatë muajve korrik dhe gusht 2021, dy të dyshuarit kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh./Gazeta Sinjali/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net