Arabia Saudite ka shkaktuar befasinë e parë në Kampionatin Botëror duke mposhtur njërin prej favoritëve kryesorë për ta fituar titullin, Argjentinën. Argjentina kishte epërsinë prej një goli të shënuar nga Lionel Messi, mirëpo arabët arritën ta përmbysnin rezultatin, shkruan Korrespodenti.
Përmbysja e rezultatit duket se ka “çmendur” tifozët arab që ndodheshin në stadium e po ashtu edhe komentatorin arab, i cili është bërë viral në internet për mënyrën e komentimit.
Mirëpo, Arabia Saudite sivjet në katar ka befasuar të gjithë edhe me mbështetjen e tifozëve, sidomos të gjinisë femrore. Një tifoze e bukur që padyshim është ndër tofozet më të bukura që po përcjellin këtë botëror në Katar, është nga Arabia Saudite.
Me që ka shumë paragjykime në opinion se Arabia Saudite i mban vajzat të mbuluara dhe se ato nuk shfaqen në publik, duket të ketë qenë ndoshta e gabuar.