Kush e zgjedh gruan për nga pasuria, do të mbajë çantat e saj.
(Giulio Cesare Croce)
Gënjehet vetëm ai që beson.
(Giulio Cesare Croce)
Çmenduria më e madhe e njeriut është ta mbajë veten për të zgjuar.
(Giulio Cesare Croce)
Kush beson tek ëndrrat, i mbështet mendimet e tij në mjegull.
(Giulio Cesare Croce)
Kush shkon në festë e nuk di të kërcejë, zë vendin kot.
(Giulio Cesare Croce)
Kush të jep këshilla kur të lypset ndihmë, nuk është mik i vërtetë.
(Giulio Cesare Croce)
Kush të lëvdon ballafaqas, të kafshon pas shpine.
(Giulio Cesare Croce)
Kush mban verë të mirë në shtëpi, ka gjithnjë bocëra tek dera.
(Giulio Cesare Croce)
Kush e nis gjuhën para mendimit, i mençur nuk është aspak.
(Giulio Cesare Croce)
Kush numëron vitet, bën llogaritë me vdekjen.
(Giulio Cesare Croce)