Disidenti
Lajme

Thaçi: Është absurde me i mbyllë shkollat dhe çerdhet, e jo kafiteritë

0Shares

Analisti Jusuf Thaçi ka folur rreth çështjes së mbylljes së shkollave si pasojë e situatës pandemike në vend.

Thaçi në Pressing të T7 tha se është absurde të mbyllen shkollat dhe çedhet kur kafiteritë e qendrat tregtare funksionojnë pa kufizime.

“Arsimi, paraunvierstar është ndër sferat shoqërore që është më i organizuari dhe më i kontrolluari, rrjedhimisht sektorët tjerë të pakontrolluar vazhdojnë me funksionu, është absurde ta prekësh sektorin e arsimit”, tha Thaçi

“S’ka kuptim kur e mbyll shkollën a çerdhën kur funksionojnë qendrat tregtare, kafiteritë, klubet e natës, për këtë nuk duhet me qenë epidemiolog as infektolog që me konsatu që është e palogjikshme. Aktivitetet në fushën e arsimit munden me u mbyll kur ka kufzime edhe në sektorët e tjerë, shtoi ai.

Tutje, Thaçi shtoi se nuk u takon prindërve të vendosin se a duhet të mbyllen apo jo shkollat në këtë situatë.

Ai u shpreh kundër mësimit online pasi sipas tij nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

“Ajo çka kemi parë këto ditë, patëm reagime edhe të prindërve mësimdhënësve, sindikatave. Aktualisht e kemi vetëm IKSHPK që vendos për këto çështje, të gjithë të tjerët duhet me qenë zbatues të saj. Nuk është punë e jona si prind me tregu a po duam apo jo me u mbyll shkollat. Unë kam qenë kundër mësimit online sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura”, tha Thaçi.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net