Disidenti
Ekonomi

Tesla humb 27 mld dollarë, ndikoi rënia e aksioneve dhe luhatja e Bitcoin

0Shares

Gjatë vitit të kaluar Elon Musk vendosi rekorde duke rritur pasurinë me hapin më të shpejtë në histori. Por, e kundërta po ndodh gjatë këtij viti. Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc. ka humbur 27 miliardë dollarë që nga e hëna për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë së prodhimit të automjeteve elektrike.

Megjithatë, pasuria e tij neto prej 156.9 miliardë dollarë vijon të jetë në vendin e dytë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, por tashmë është rreth 20 miliardë dollarë prapa Jeff Bezos. Aksionet e Tesla u rritën me 743% në vitin 2020, duke rritur ndjeshëm vlerën e pronësisë të Musk.

Fitimet u përshpejtuan edhe në fillim të këtij viti dhe kjo bëri që Elon Musk të kalonte Bezos, si personi më i pasur në botë. Fitimet e vazhdueshme tremujore fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale dhe programi i tij për energji të pastër dhe teknologji mbështetën më tej rritjen e aksioneve të Tesla. Gjithashtu, edhe luhatjet e shumta në tregun e kriptomonedhave kanë lëkundur pasurinë e Musk. Muajin e kaluar, Tesla njoftoi se kishte investuar 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe shumë shpejt do të pranojë edhe pagesa të këtë kriptovalutë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin rënien e aksioneve të Tesla me rritjen e yield-eve pasi investitorët mendojnë se nuk do të ishte zgjedhje e mirë të investosh në një kompani në raste të tilla kur nuk dihen kostot. Gjithashtu, ranë aksionet e Nasdaq 100, bashkimi i kompanive teknologjike.

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net