Disidenti
Ekonomi

Tesla arrin vlerën 1 trilionë dollarë

0Shares

Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e saj me qira të automjeteve elektrike deri në fund të vitit 2022.

Është blerja më e madhe ndonjëherë për automjetet elektrike dhe përfaqëson rreth 4.2 miliardë dollarë të ardhura për Tesla-n.

Të hënën, aksionet e Tesla-s u rritën me 7.7 përqind duke shënuar lëvizjen e saj më të madhe që nga Prilli. CEO i kompanisë, Elon Musk festoi momentin historik në Twitter një minutë para mbylljes së tregut.

Në klubin e kompanive që vlerësohen 1 trilion dollarë, futen gjithashtu dhe Apple, Microsoft, Alphabet dhe Amazon.

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net