Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Tërmkolli: Vetëvendosja në zgjedhjet në Shqipëri, njëjtë si Vuçiqi me Listën Serbe në Kosovë

Melihate Tërmkolli nga LDK-ja ka kritikuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për pjesëmarrje në zgjedhjet në Shqipëri.

Ajo ka thënë se Kurti me pjesëmarrje në zgjedhjet në Shqipëri po vepron njëjtë si presidenti serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“LVV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij LVV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë”, ka shkruar Tërmkolli.

Sipas saj, me këtë veprim Kurti direkt ose indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.

“Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”, ka shkruar ajo.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net