Disidenti
Lajme

Tensionet në veri, Çun Lajçi vjen me një thirrje për kryeministrin Kurti

0Shares

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, pas plagosjes së policit të Kosovës në veri të vendit.

Ai në postimin e tij në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të “mos e ha më fjalën e tij” lidhur me “fundin” e bandave kriminale në veri, përcjell Bota sot.

Lajçi në këtë shkrim, pos tjerash, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po “e largon të vetin” dhe “të huajin po e merr ngryk”.

Reagimi i tij i plotë:

Ah, Liria! Sa e përvajshme për shqiptarët!

Edhe nji burr u grushtua. (Do t’grushtohen edhe të tjerë, se me grushta e pat nisë edhe ky, thanë do t’veriut). Nji prietar demokracie u grushtua. Doktor që shëronte dhimbje! Nji revolucionar i mija studentësh, që e përmbytën errësirën e kohës hekur. Edhe nji kurkushi u ba trim. “Emën e heroizëm bani”nji i shitun!

__Jo, mos me thoni se ishin të tillë gjyshërit tanë njiherë e dikur! Nuk dua me besua se i grushtonin baballarët e vet. Ata ua duronin fjalën e shamjen. Zemrën e fryme e kuptonin e dorë nuk çonin mbi pleqërinë, mbi mendimin ndryshe!

Edhe nji grua u ekzekutua me barkun sa koshi! Nji burrë i paburrë e rrudhi gishtin mbi frytin e vet dhe ia këputi jetën. Rrugëtimin ia ndali bimës nga palca. E shterri gurrën. Rrajën e vet e thau përgjithmonë!

__Ah! Sa trima paskan qenë gjyshërit tonë, do t’thonë nji t’ardhme nipat!

Jo! As tani për atëherë s’dua me besua se të tillë ishim!

Edhe nji polic u plagos nga kriminelët serb, n’trollin e Isë Boletinit. Edhe nji kukuvajkë,( grua as burr), foli n’Beograd: Po i dërgojmë ushtarët me ruejt rajën n’djepin tonë!

Por, edhe nji veteran lufte tha: Nisuni se po iu pret, Oso Kuka n’kullën e barotit e Albini i vuni pikë: Bandave kriminale po u vije fundi!

Mos e ha fjalën ma Kryeministër, n’do me i pasë të gjithë mbas vedit, shtova unë tue i vu pikë shkrimit!

__Ah moj Shqipni e Madhe. E gëzueme kur vishe e idhnueme kur shkojshe, thojshin do pleq me mustaqe!?

Sa e shkurtë ishte liria për shqiptarët, them unë që shkruej!

Tani Edi sillet si Mbret dhe besoni se po i ka hije! Por jo si Zogu, jo! Atij s’dua me ia prishë pashinë me Edvinin. Çdo njenin po e futë nën sqetull e po e ndrydhë, që t’mos i shkelet hija! T’huajin e merr ngryk, t’vetin e largon tej gardhit!

S’di a iu ka thanë dikush se jam i shushatun? I shushatun me sytë që shohin mirë e t’mira s’po m’duken punët që i bani! Kam frikë se po shiteni shtrejt e po bleheni lirë!

Ah, Liria! Sa e përvajshme për shqiptarët!

Farweid (Cyrih) 10.12.2022

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net