Disidenti
Sport

Tensione në Beograd, tifozët malazezë përplasen me serbët: Shqipëri, Shqipëri

0Shares

Serbia fitoi dje në mbrëmje 3-1 kundër Malit të Zi për grupin G kualifikues të Euro 2024. Në Beograd, vendasit u treguan më të saktë duke bërë që malazezët të dilnin pa pikë dhe të humbisnin shpresat për një kalim më tej. Veç anës sportive, në tribuna pati kaos dhe përplasje mes tifozëve miq dhe policisë.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, pas golit të avantazhit të Serbisë me Mitrovic në minutën e 73. Një anëtar i sigurisë mori një flamur të tifozëve të Malit të Zi, me situatën që u tensionua.
Miqtë filluan të përlesheshin me policinë, teksa sipas “Vijesti” shumë karrige ‘fluturuan’ nga tribuna e miqve. Situata mund të përkeqësohej, ndërsa gjithçka u qetësua edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Nga tribunat e tifozëve serbë u dëgjuan edhe thirrje: “Shqiptari, shqiptari”, kjo për të ironizuar përplasjet e malazezëve me policinë.

Për Malin e Zi në fushë nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net