Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Temperatura e dhomës të jetë max 19 gradë, Qeveria e Kosovës prezanton masat për kursim të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar disa nga masat e Komitetit teknik emergjent për kursimin e energjisë elektrike në sektorin publik.

Masat në fjalë sipas Rizvanollit, së pari do të aplikohen në sektorin publik ndërsa ato për sektorin privat do të prezantohen në ditët në vijim.

Disa nga masat sipas Rizvanollit të cilat do të shërbejnë për tejkalimin e krizës së energjisë elektrike në vend janë ndërrimi i poçeve elektrike, rregullimi i temperaturës në 19 gradë celsius gjatë orarit të punës, ndalimi i ngrohjes së zyrave apo objekteve ku nuk ka prezencë fizike.

“Të gjitha masat në vijim kanë të bëjnë me kursimin e energjisë në sektorin publik. Të zëvendësohen poçet standard me poçe LED në institucione publike, të ndalohet ngrohja në zyre apo objekte ku nuk ka prezencë fizike, të ndalohet përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitali dhe entitete tjera ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm”.

“Të ndalen pajisjen elektrike përfshirë ato të Teknologjisë Informative në rastet kur nuk do të përdoren për periudhën më të gjatë se 10 minuta, të ndalohet përdorimi i klimave përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje, ndalohet përdorimi i ngrohëseve me energji elektrike, të mos përdoret ndriçimi gjatë periudhës kur ka dritë natyrore, të ndalen të gjitha reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike”,

“Të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjitha objektet, të ndalet i gjithë ndriçimi që nuk është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum kur ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, ka shtuar ajo.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net