Disidenti
Lajme

“Të vetmit që po rezistojnë janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”/ Zbardhet skenari i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe njëherë i ka dalë në mbrojtje shtetit të Serbisë dhe mikut të tij, Aleksandër Vuçiq.

Së fundi, Rama ka kërkuar mirëkuptim ndaj Serbisë, i cili është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë. T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, deklamoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E sipas profesor, doktor Enver Bytyçit, kjo nuk është hera e parë që Edi Rama luan rolin e avokatit të Serbisë.

“Nuk është hera e parë që Edi Rama bën avokatinë e Serbisë. Para dy muajve, pak javë pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kryeministri i Shqipërisë ishte në samitin e shefave të qeverisë e të shteteve të NATO-s. Aty ai kërkoi që të mirëkuptohet Serbia pse ajo nuk vendosi sanksione kundër Rusisë. Në çdo dalje publike Rama është pozicionuar pro Serbisë. Kjo është pjesa më e padëmshme e tij. Pjesa e dëmshme lidhet me faktin se kryeministri i vendit tonë bën avokatinë e Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq edhe kur bëhet fjalë për raportet e saj me Kosovën”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, Rama në vend të mbrojë Kosovën, po e mbron Serbinë.

“Në vend të përdorimit të argumenteve në favor të Kosovës, gjen argumente për të justifikuar diversionin dhe agresionin e Serbisë në Kosovë. Në vend që të kërkojë përgjegjësinë morale të qeverisë serbe për gjenocidin e këtij vendi kundër shqiptarëve, flet për “rrëmujë ballkanike”! Gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në Ballkan e redukton në një “rrëmujë ballkanike”, ku të gjithë kanë pjesën e përgjegjësisë. Kësisoj ai barazon krimet serbe me luftën e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga sulmet e ushtrisë dhe policisë serbe”, shprehet Bytyçi.

“Në portalin evropian “Politico” Edi Rama thjesht përsëriti pikëpamjet dhe qëndrimet e tij pro-serbe dhe anti-shqiptare. Ndërkaq ai u shfaq edhe anti-evropian e anti-perëndimor. Ai na tregon edhe njëherë se shkon gjithnjë e më shumë drejt pozicionimit të njëjtë me Vuçiqin jo vetëm në raportet me Kosovën, por edhe me Rusinë, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është interesant se si një kryeministër shqiptar merr guximin dhe pozicionohet kaq bindshëm pro Beogradit dhe kundër Prishtinës, Brukselit, Londrës, Berlinit e Uashingtonit”, deklaron më tej profesori Bytyçi.

Ai thotë se shqiptarët po e tolerojnë Edi Ramën, i cili po e merr guximin që ta mbrojë Serbinë.

“Të justifikosh Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve kundër Moskës dhe ta mbrosh pozicionin e saj, madje më shumë sesa vetë presidentit serb, është gjithashtu një guxim i tepruar i kryeministrit të Shqipërisë. Dhe kjo ndodh sepse Edi Ramën e tolerojnë shqiptarët pa asnjë arsye. Shihni se çfarë ndodh jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Duzina gazetarësh, analistësh dhe politikanësh të Kosovës kanë shkruar këto ditë me lavde e superlative për Edi Ramën. E admirojnë për fjalimet mashtruese të tij. E admirojnë për arrogancën që shpreh si në qeverisjen e brendshme dhe në marrëdhëniet me Kosovën. E Lavdërojnë për “mençurinë” e tij!”.

Më tej, profesor Bytyçi thekson se krejt kjo po ndodhë me regji të Edi Ramës dhe Baton Haxhiut.

“E gjitha kjo ndodh me një regji dhe skenar të detajuar nga administratë e PR të Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Gazetarë, analistë e politikanë në Prishtinë i shohim se si kritikojnë qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani dhe nga ana tjetër ngrenë lart Edi Ramën si për Open Balkan-in, ashtu edhe për çështje të tjera. Më vjen turp kur dëgjoj tituj artikujsh televizionesh në Prishtinë, ku thuhet “Edi Rama i kërkoi Ukrainës ta njohë Kosovën”, kur në fakt kjo është e pavërtetë. Sepse në fjalën e tij ai thotë se Ukrainën e mbështet edhe Kosova, të cilën Ukraina nuk e njeh. E ndërkohë thotë se pesë vendet e tjera, veç Kosovës, ku përfshin edhe Serbinë, po e përkrahin Ukrainën. Imagjino, merr rolin e liderit rajonal, duke folur në emër të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gënjen e mashtron me at se gjoja edhe Serbia është në anën e Ukrainës, kur ajo nuk I ka vendosur sanksione Rusisë dhe ende flet për ruajtjen e sovranitetit serb në Kosovë. Madje i kërkon Ukrainës që ta dënojë pavarësinë e Kosovës, që Serbia të njohë integritetin territorial të Ukrainës”, thekson Bytyçi.

Sipas tij, Edi Rama është tashmë kalorës i interesave serbe në Ballkan e në Evropë.

“Ai ka lënë mënjanë interesat e Kosovës, të Shqipërisë e të shqiptarëve, me qëllim që të përfaqësojë interesat e Serbisë. Prandaj nuk është për t’u çuditur që Edi Rama bën avokatinë e Beogradit. Çudia ime më e madhe lidhet me faktin se mediume të rëndësishme në Kosovë janë vënë në krah të tij e kundër Kosovës. Fatkeqësisht këtij kori për t’i kërkuar Kosovës t’I bashkohet Open Balkan I është bashkuar dhe miku im, ish Ministri i Jashtëm i Kosovës, Dr. Enver Hoxhaj. Ai ka shkruar kohët e fundit një vëllim për gjeopolitikën në Ballkan, por praktikisht predikon të kundërtën e asaj që ka shkruar në atë libër. Dhe kjo po ndodh pas takimit të tij para pak javësh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama! Në politikan i shkolluar në Perëndim, që impresionohet nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e Ramës! Këtu jemi sot! Në këtë situatë tragjike”, shprehet Bytyçi.

“Të vetmit që po rezistojnë në këtë situatë tragji-komike janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ata kanë Ramën e Abazoviçin, Ali Ahmetin dhe shumë politikanë, gazetarë e analistë kundër. Megjithatë rezistojnë. Uroj që kjo rezistencë të shpërblehet për inat të shqiptarëve miopë dhe idiotë me fitoren e opsioneve të së drejtës që mbrojnë kryeministri dhe presidentja e Kosovës!”, përfundon për “Bota sot”, profesor, doktor Enver Bytyçi.

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e partisë, ia mundesuam me i kthy kapak-kapak

Disidenti.net

Hovenier: Të mos flenë të qetë, njerëzit në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Disidenti.net

Vuçiq: Dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh/ Kosova me Perëndimin duan të bindin Serbinë se…

Disidenti.net
Disidenti

“Të vetmit që po rezistojnë janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”/ Zbardhet skenari i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut