Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Të kam qit prej punës”, “Ti je kukull” – Tensione në komisionin për Integrime

Deputetët e PDK-së, Ardian Kastrati dhe Blerta Deliu e kanë lëshuar në shenjë proteste mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane pasi që Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi ka refuzuar të ju përgjigjet në pyetje.

Kastrati e ka pyetur Bislimin për qëndrimet e Vetëvendosjes ndër vite duke iu referuar “Albin Kurtit si lider suprem”.

Ai tha se Bislimi duhet të tregojë nëse LVV-ja ka ndryshuar tashmë qëndrimet pasi që është në pushtet, e nëse po tenton që ta dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pasi që Kastrati iu referua Kurtit si “lider suprem”, kanë reaguar deputetët e LVV-së që janë anëtarë të komisionit.

Fjalën për t’iu përgjigjur në pyetje deputetit të PDK-së e ka marrë edhe Zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai tha se Kastrati nuk ka ndryshuar tash e 10 vite, prej kur tha se e ka larguar nga puna si asistent.

“Prej atij Adriani që ne e kemi largu prej punës para 10 vjetëve ke qenë njejtë. Nuk ke ndryshuar fare”, ka thënë zv.kryeministri.

Këtu ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu që tha se së bashku me Kastratin do ta lëshojnë sallën pas këtyre deklaratave.

I ngritur në këmbë, duke dalë nga salla, Kastrati tha se Bislimi ka bërë “kërcim me parashutë në karrierën e tij”

“Ti e ke bë një kërcim në karrierë me parashutë. Ti je kukull, të kanë pru këtu, e ke tradhëtu elektoratin tënd”, tha Kastrati

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net