Për rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj ka reaguar edhe artistja Tayna.
Këngëtarja ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku i është drejtuar familjarëve që t’i lënë derën hapur vajzave të tyre edhe kur ato dështojnë ose gabojnë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Shkrimi i saj i plotë:
‘’Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok!
Me u kthy në shpitë vet është ok!
Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa!
Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON!
Mësojuni lirinë!
Çikës lejani derën çelë e krahët hapur’’

Theksojmë se tani janë arrestuar të dy të dyshuarit kryesor në vrasjen e 18 vjeçares M.O /Reporteri.net/
[the_ad id='11273']

