Përveç se është aktive me projekte muzikore, po aq aktive tregohet edhe me postimet në rrjete sociale.
Tayna ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku nga atje po sjell fotografi të ndryshme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Këngëtarja ka freskuar ndjekësit e saj me disa poza nga vaska, derisa Tayna shfaqet e veshur në bikini, ku nuk ka munguar ekspozimi i formave trupore.
Sa i përket muzikës, menaxheri i Taynës, Rinor Havolli dy ditë më parë bëri të ditur se Tayna është duke punuar rreth albumit të saj i cili do të përmbajë plot 16 këngë.
Ndërsa, kënga e saj e fundit mban titullin “TAKA” e lansuar më 29 korrik dhe deri tani ka arritur të mbledh mbi dy milionë klime në Youtube./Reporteri.net/
[the_ad id='11273']

