Qëllimi këtij takimi natyrisht se kishte të bënte për Lionel Messin dhe vazhdimin e kontratës së tij.

Sipas asaj që raporton gazetari Xavi Torres, Laporta dhe babai i 33-vjeçari kanë diskutuar për të rinovuar kontratën e lojtarit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë lidhej me një largim nga Barcelona në këtë verë, pasi edhe kontrata i skadon në muajin qershor.

Me atë çfarë raporton Torres, ardhja e Laportas në krye të klubit ka ndryshuar mendimin e Messit dhe tani po diskutohet për një kontratë dyvjeçare.

Kjo nuk është e tëra, pasi argjentinasi pas përfundimit të kontratës mund të bëhet ambasador i klubit në ShBA.

Besohet se Messi do të rinovojë kontratën, duke injoruar kështu interesimin e Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/