Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Takimi Kurti – Escobar, kryeministria tregon çka u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për një takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri, për dialogun Kosovë-Serbi dhe për normalimin e plotë të marrëdhënieve.

Siç njofton Kryeministria, takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Në komunikatë thuhet se fillimisht kryeministri Kurti i ka uruar shërim dhe rikuperim të shpejt të Chollet, teksa i ka shprehur mirëseardhje Escobarit.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në fund.

Ndërkaq, Escoba, pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net