Disidenti
Lajme

Takimi i Kurtit me kryeshefen e MCC-së, 200 milionë dollarë për projektin Kompakt – projekti më i madh energjetik që nga paslufta

0Shares

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kurti për takimin me Albright ka njoftuar edhe të premten në një postim në Twitter, ndërsa sot Kryeministria përmes një njoftimi për media bën të ditur se ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt.

Më tej bëhet e ditur se Kurti falënderoi Albright për punën dhe fokusin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.

“Nga ana tjetër, znj.Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të ShBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj”, thuhet në njoftim.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita, ndërkaq nga përfaqësuesit e MCC-së, morën pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Europë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine,

Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. /Telegrafi/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net