Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi.
Burime të Nacionale bëjnë të ditur se Kurti dhe Krasniqi janë takuar në sallën me numër C301 të Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani nuk dihet arsyet e takimit mes tyre.
Takimi i tyre vjen pas vizitës së emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë dhe takimi të tij me liderët opozitar.
Nacionale ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Qeverisë dhe ata të PDK-së, mirëpo asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm në thirrjet e gazetës.
[the_ad id='11273']

