Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Syla: Kosovarët bënin thirrje virtuale “Save Syria”, ndërsa kur sirianët erdhën këtu, s’i strehoi askush

Analisti politik dhe gazetari Valon Syla ka folur për konfliktin në mes të Palestinës dhe Izraelit dhe pozicionin e Kosovës.

Syla ka folur edhe për thirrjet e kosovarëve në rrjete sociale “Free Palestina”, duke e krahasuar me thirrjet e mëhershme në Facebook e Instagram për Sirinë.

Syla tha se kosovarët bënin thirrje virtuale “Save Siria”, ndërsa kur sirianët erdhën në Kosovë askush nuk i mori në strehim.

“Në rajon këtu, po shfaqet në Kosovë një sentiment si ai që ishte “Save Siria” sot po dalin “Free Palestina”, po të njëjtit ose edhe disa të shtuar. Në esencë janë parulla ose pamfletizëm politik në rrjete sociale. Keni të drejtë me i mbrojt, problemi është se thoshin “Save Siria”, e kur erdhën sirianët në Kosovë askush nuk ua qiti një gotë ujë as nuk e strehoi një sirian në shtëpi. Janë pozicione boshe të cilat lidhen me islam politik dhe majtizëm ekstremist”, tha Syla në t7.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net