Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Syla del me pesë lloje të mërgimtarëve: Përcjellni lajmet edhe vreni kush prej tyre janë gërrnaça

Analisti Valon Syla, ka renditur pesë tipa të kosovarëve që jetojnë në diasporë, apo siç i quan ai “gërrnaça”.

Syla njihet për shkrimet e tij që kanë të bëjën me mërgimtarët dhe diasporën.

“Ndërsa ju gërrnaça… aman kallxonani qysh po na mani. E çka duhet me bo na këtu për me ndreq venin, që mos me ikë sikur ju.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Syla:

A erdh diaspora krejt. Eh mirë. E tash kqyrni, përcjellni lajmet edhe vreni kush prej tyre janë gërrnaça, se çkas keni me pa e me ndi.

Qe nja 5 tipsa për gërrnaça për fillim… 😂

1. Kujdes në komunikacion. Kur i shihni me tabela të huja ndalne pak shpejtësinë dhe lëshojani rrugën.

2. Kur bërtasin në supermarkete, tu ble me zë të naltë kishe po e ngijna krejt farefisin, shuni, lironi hapsirë dhe përshëndetne me krye.

3. Kur ju takojnë dhe kanë këshilla për gjithçka, veç një pytje boneni.

Pytja: Mirë, mirë krejt por kur e ki mendjen me u kthy?

Përgjigja: Kurrë!

Ose në variantin e butë; valla jo nihere!

(Shtoja nëse doni, masi se ki mendjen mu kthy po çka po lodhesh me fol, knaqu se ke ardhe në pushim. Ma pozitiv.)

4. Qarosni me drekë ose pije mos u boni beleshgji kur ti shihni, se ju vjen inati, plasin 😂. Se ju doket që po ja merr superioritetin imagjinar. Edhe thuni, spo te lo me pagu se po na e përmendni edhe nëpër media.

5. Bonjani me dije që skllotë e kanë bo tu e votu Albin Kurtin… edhe vetni a pe vrejnë…

Mirëserdhët diasporë. Knaqnu.

Ndërsa ju gërrnaça… aman kallxonani qysh po na mani. E çka duhet me bo na këtu për me ndreq venin, që mos me ikë sikur ju.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net