Disidenti
Lajme

Sveçla: Nis zbatimi i Qeverisë, serbët duhet të pajisen me dokumente në hyrje/dalje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmaur se ka nisur zbatimi i vendimit të Qeverisë për pajisje me dokumente për hyrje/dalje në pikat kufitare.

Postim i plotë:

FILLON ZBATIMI I VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PAJISJE ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE NË PIKAT KUFITARE

Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Sveçla: Nis zbatimi i Qeverisë, serbët duhet të pajisen me dokumente në hyrje/dalje