Disidenti
Lajme

Sveçla jep detaje për aksionin e Antidrogës në veri: Janë sekuestruar mbi 2 mijë fije kanabis

0Shares

Disidenti pak më parë ka raportuar për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në komunën e Zveçanit, në vendin e quajtur Zirovnicë, ku ka zbuluar një laborator ku kultivohet marihuana.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë.”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net