Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Sunny Hill kthehet në Prishtinë

Festivali “Sunny Hill”, megjithatë do të mbahet në Prishtinë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Prishtinës dolën me një komunikatë të përbashkët për të njoftuar se festivali “Sunny Hill” do të mbetet në kryeqytetin e Kosovës.

“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

MKRS dhe Komuna e Prishtinës njoftojnë se edicioni i sivjetmë i festivalit “do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm”.

“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në komunikatë.

Në Tiranë mbetet të mbahet një “line-up| më 26, 27 dhe 28 gusht.

“Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.”, thuhet në komunikatë.

“Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thotë MRKS dhe Komuna e Prishtinës.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net