Disidenti
Lajme

Sulmi ndaj Policisë në Veri, Bekë Berisha thotë se është plan i këtij shteti

0Shares

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha ka thënë se Rusia është duke tentuar që të ndryshojë strategjinë dhe ta përhap konfliktin edhe në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se Rusia po tenton që të krijojë destabilizim në vendet ku funksionon NATO.

“Ka pasur gjithmonë tendenca për me e prish rendin kushtetues të Republikë s së Kosovës, e sidomos në veri të vendit. Kësaj radhe pas ndarjeve që po kalojmë dhe që janë zhvilluar në Ukrainë dhe që ushtria e Rusisë është ndal nga rezistenca nga populli i Ukrainës, si duket ka ndryshuar strategjia, ku po mundohen që ta përhapin zonën e konfliktit edhe në pjesën e Ballkanit apo në zemër të Evropës dhe aty ku funksionin NATO”, ka thënë ai.

Sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, Berisha tha se është një plan i Putinit për Ballkanin.

“Akti është terrorist. Ne kemi kaluar në këso situata dhe kështu fillojnë këto, me akte terroriste duke e lënë fajin andej edhe këndej por ky duket që është një plan i Putinit për Ballkanin dhe për këtë institucionet e sigurisë duhet të jenë shumë vigjilente”, tha më tutje ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net