Disidenti
Lajme

Sulmet ndaj policisë në veri përmenden në KS të OKB-së, Gërvalla “godet” Vuçiqin

0Shares

Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka përmendur edhe sulmet që po kryhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo ka thënë se sulmet po vijnë nga territori serb.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb Aleksandar Vuciq dhe se Rusia së bashku me Serbisë kërkojnë destabilizim të Ballkanit.

“Sulmet po vijnë nga territori serb dhe nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vuçiq. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vuçiq Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, shtoi ajo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net