Disidenti
Kuriozitete

Studiuesit: Brenda 10-20 vitesh, nuk do të mbetet më asnjë duhanpirës

0Shares

Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 vjetësh, nuk mund të mbetet asnjë duhanpirës në shumë tregje. Qeveritë dhe kompanitë e duhanit, janë në të njëjtin krah në këtë ndryshim, pasi gjithnjë e më shumë vende po miratojnë objektivat për reduktimin e pirjes së duhanit deri në zhdukjen e tij.

Ndërkohë edhe kompanitë po i shtyjnë duhanpirësit drejt produkteve që kanë një rrezik më të reduktuar si avullimi dhe nikotina orale. “Me entet rregullatorët dhe ambiciet për zhdukjen e duhanit në shumë vende, pasja e asnjë duhanpirës brenda një brezi mund të bëhet realitet”-shkroi analisti Ouen Benet.

Pikëpamja se cigaret mund të dalin nga moda mbështetet edhe nga Citigroup Inc. Ai parashikon që nëse vazhdon prirja rënëse e parë në dekadat e fundit, duhanpirja do të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2050 nga SHBA-ja, në pjesë të Evropës, Australisë dhe zona të mëdha të Amerikës Latine.

“Pirja e duhanit ka qenë në rënie për 5 dekadat e fundit, për shkak të asaj që ne e quajmë si Shtrydhja ESG:presionet nga qëndrimet sociale, masat rregullatore dhe taksimi”- shkroi analisti i Citi Adam Spilman në një shënim të këtij muaji.

Indeksi Botëror i Duhanit MSCI, ka performuar shumë më keq që nga fillimi i vitit të kaluar, teksa prodhuesi i produkteve të duhanit pa tym “Swedish Match AB”, rezulton më mirë në treg, ndërsa “Imperial Brands Plc” ka mbetur shumë pas.

Markat më të njohura janë përpjekur të ndryshojnë qasje, duke pasur parasysh mbështetjen e saj të tepërt në asetet e trashëguara në Evropë dhe SHBA, shkroi Benet i “Jefferies”, duke e ulur vlerësimin e saj në bursa për të shmangur blerjen.

Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Disidenti.net

Prill o im vëlla, me jep tri ditë hua, ta ngrij plakën me gjithçka ka

Disidenti.net

Studim: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Disidenti.net