Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

“Stërvitje ka me bo me të, 0:3” – Si dështoi keq Ismet Munishi në parashikimin e fituesit Kroaci-Brazil

Kroacia e mposhti favoritin kryesor Brazilin në penallti, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit në Katar. Ballkanasit befasuan shumë kë me këtë triumf, ndërsa trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, dje në një analizë se kush mund ta fitojë këtë ndeshje dështoi keq, duke thënë se Brazili do të bëjë stërvitje me Kroacinë.

Si pjesë e përhershme e emisionit Dueli Botëror në RTV Dukagjini, Munishi ashtu si për çdo ndeshje edhe për këtë u prononcua për fituesin që do të dalë nga çerekfinalja e parë, por kësaj radhe dështoi keq.

“Pasha zotin profe, si unë nesër që kam me bo stërvitje, qashtu edhe këta kanë me bo me Kroacinë stërvitje, po për sy të ballit, 0:3”,dëgjohet duke thënë Munishi.

Kroacia kaloi në gjysmëfinale pas penalltive dhe tani do ta presë fituesin nga ndeshja tjetër që zhvillohet sonte ndërmjet Argjentinës e Holandës.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net