Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Sot temperaturat shkojnë në 27 gradë, paralajmërohet edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit, në pjesën e dytë të ditës vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.”

May be an image of map
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net