Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Sot pesë muaj e mposhti Realin në Bernabeu, trajneri i bashkohet ushtrisë ukrainase

Sot pesë muaj më parë, ekipi i Sheriff mposhti Real Madridin midis “Santiago Bernabeut” me rezultat 1:2 në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Trajner i ekipit moldav ishte ukrainasi, Yuriy Vernydub, shkruan Gazeta Express.

Ai tani i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftë kundër Rusisë, e cila po tenton ta pushtojë.

Para katër ditëve, Vernydub e udhëhoqi skuadrën e tij në play-offin e Evropa Ligës ndaj Bragas, kurse tani ka një detyrë krejt tjetër, ta mbrojë atdheun e tij.

Sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës ka nisur të enjten. /Gazeta Express/

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net