Disidenti
Ekonomi

Sot mblidhen naftëtarët e Kosovës, do të diskutojnë për çmimin e lartë e mbylljen e pompave

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur rreth mbledhjes së rëndësishme të naftarëve, e ku pritet të vendoset shumëçka sa i përket situatës momentale me naftë. Tema kryesore, pashmangshëm, do të jetë rritja e çmimit të naftës, e cila tashmë ka shkuar në 1 euro e 82 centë.

Berjani për Gazetën Nacionale tha se në takimin e sotëm, do të flasin për hapat e mëtutjeshëm, pasi takimi i tyre me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë nuk rezultoi i suksesshëm.

Ai madje ka deklaruar se Ministria nuk mund të marrë asnjë vendim pa palët e interesit.

Sot e kemi pasur takimin me përfaqësuesit e ministrisë së tregtisë. Ne jemi hisedarë në vendime. Me ligj. Duhet të pyetemi. Jetojmë në shekullin 21. Nuk merret vendimi pa palët e interesit, pra të jenë të kënaqur të gjithë”, tha fillimisht Berjani.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nëpërmjet një projektligji, po synon që ta kufizojë fitimin e naftëtarëve.

Siç ka kuptuar Nacionale, në bazë të projektligjit tashmë të draftuar, MINT po planifikon të kufizojë fitimin në 2-3 centë për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për shitësit me pakicë.

Ndërkaq, për subjektet joimportuese, fitimi për shitje me pakicë parashihet të jetë 10 centë për litër.

Një planifikim i tillë, ka nervozuar Berjanin, i cili i tha Nacionales se kufizimi që parashihet të bëhet nëpërmjet projektligjit është i dëmshëm. Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po tenton të zvogëloj marzhën e fitimit për naftarët, teksa paralajmëron ndikime të dëmshme për këtë sektor.

Sot Fnë 09:30 do të mbahet një takim. Lidhur me vendimin e ri, të cilin Ministria e Tregtisë po pretendon ta marrë, që është një vendim i dëmshëm dhe i paqëndrueshëm. Synohet zvogëlimi i marzhës së fitimit. Ashtu nuk mbijetojnë pikat e karburantit. Poashtu me këtë aktualen nuk jemi duke fituar, të paktën të jetë treg i hapur dhe liberal”, vazhdoi ai.

Berjani poashtu foli edhe rreth mënyrës se si do t’i qasen vendimit të ministrisë së tregtisë. Sipas tij, ky vendim do t’i takojë kompanive prezente. Ato do ta thonë fjalën përfundimtare.

Në anën tjetër, një temë e rëndësishme që pritet të diskutohet në këtë mbledhje është edhe mbyllja e pompave që disa kompani tashmë kanë paralajmëruar.

Tutje, Nacionale ka pyetur edhe Berjani në lidhje me mbylljen e mundshme të pompave në shenjë proteste ndaj nismës ligjore të Qeverisë.

Ai tha se një gjë e tillë duhet të vendoset nga përfaqësuesit e kompanive që do të jenë prezentë në takim. Megjithatë, ai nuk ka treguar nëse kompanitë tashmë janë dakorduar për këtë çështje.

“Mbyllja e pompave nuk varet nga unë. Në 09:30 do të flasim. Varet nga të gjithë. Unë i udhëheqi politikat e shoqatës së naftëtarëve. Vendimin do ta marrin të gjitha kompanitë që do të jenë të pranishme. Sot do të vendosin çka do të bëjnë e si do të sillen. Por, unë mendoj që kryeministri Kurti nuk e merr një vendim që dëmton biznesin. Jam i bindur”, përfundoi Berjani.

Në anën tjetër, sot gjatë ditës, menaxheri i “Italian Petrol”, Zekim Istogu, tha për Nacionalen se kanë kufizime në marrjen e naftës nga Shqipëria dhe Greqia, sidomos ditëve të fundit.

Arsyeja e ngritjes së çmimeve është nga tregu ndërkombëtar. Ditëve të fundit ka pasë rritje të vazhdueshme. Kulmi i kësaj ka qenë të hënën, kur është rritë për 74 dollarë, që i bie rreth 7 centë brenda një dite. Kjo ka ndodhë në krejt historinë e pllacit, me u rritë çmimi kështu veç 3, 4 herë”, deklaroi ai.

1.82 euro është çmimi i ri i litrës së naftës sot në Kosovën ku paga minimale është 170 euro. Ky çmim pësoi ndryshim ditëve të fundit, me arsyen se në tregun ndërkombëtar ka rritje të çmimeve.

Heqja e akcizës ishte parë si zgjidhje për stabilizimin e ngritjes së çmimit të naftës para disa muaje. Por, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk kishte pohuar se do të aplikojnë një gjë të tillë.

Shtrenjtimi i naftës i liron rrugët e Kosovës

Disidenti.net

Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021

Disidenti.net

Mullistët me lajm të mirë: Gruri e mielli pritet të lirohen

Disidenti.net
Disidenti

Sot mblidhen naftëtarët e Kosovës, do të diskutojnë për çmimin e lartë e mbylljen e pompave