Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Sot kampion bote , por jeta e Florian Markut ka qënë si në filma

Florian Marku ka triumfuar përballë Miguel Parra Ramirez në meçin e vlefshëm për titullin WBC Silver në kategorinë e mesme të lehtë.

I pamposhturi ‘The Albanian King’ u ndesh në Air Albania Stadium në Tiranë, në mbështetjen e mijëra tifozëve shqiptarë që kishin shkuar për ta mbështetur.

Ish-ylli i MMA kërkonte titullin WBC Silver ndaj kundërshtarit në kategorinë e tij dhe këtë e arriti pas 10 raundeve.

Por jeta e sportistit shqiptar nuk ka qenë e lehtë ajo ngjason me një skenar filmi.

Siç ka treguar dhe në intervista të mëparshme shpirti i tij rebel ka bërë që ai të provojë dhe burgun.

‘Si tip impulsiv, jam përfshirë gjithnjë në problemet që ka pasur shoqëria ime, kështu që nuk më kanë munguar sherret në Greqi. Nga sherret që bëja, kam përfunduar në burg. Pas një sherri që ndodhi në Greqi, kam qëndruar një vit e gjysmë në burg.

Burgun e kam bërë edhe në Austri, ku kam qenë në arrest për katër muaj dhe më pas më transferuan në Greqi, në burgun e Vjedhatas në Selanik, ku kreva pjesën e mbetur. Po ju tregoj rastin se si më arrestuan një ditë para ndeshjes.

Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz.

Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: ‘Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?’. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha”është shprehur vite më parë Marku në një intervistë për Panorama.

Po si ishte jeta e tij në burg?

“Atje brenda ke shumë kohë të rrish me veten tënde dhe të mendohesh thellë. Jam penduar për gabimet. Nga burgu unë mësova të kem më shumë durim e të mos grindem shpesh. Burgu në Linz të Austrisë ishte shumë i keq, pasi vetëm një orë ajrim kishim në ditë.

Prej gati dy muaj e gjysmë kam qenë i vetëm në një dhomë 3×3 metra. Edhe pse isha i vetëm, unë stërvitesha atje në burg, pavarësisht se nuk kisha mjete stërvitore.

Në burgun e Selanikut kalova më mirë, pasi kishte kushte edhe për stërvitje. Kohën e kaloja duke lexuar libra. Drita e diellit aty ishte më e pranishme”,- tregoi Marku gjatë intervistës.

Gjithashtu sportisti shqiptar u konvertua në musliman gjatë kohës që ai ishte në burg.

Sot Floriani është i martuar me një vajzë të panjohur në publik, që quhet Eirini Konomi dhe çifti ka një djalë.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net