Disidenti
Lajme

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë

Prishtina Weather bën të ditur se sot kaloi një stuhi nëpër Kosovë duke sjellë të reshura dhe bubullima. Temperatura maksimale për sot arriti më 33.7 gradë Celcius. Prej të premtes pritet rënie drastike e temperaturave.

Ky është njoftimi i plotë:

Jo shumë nxehtë ditën e mërkurë, me shi e bubullima.  Të premten më freskët dhe me reshje më të shumta shiu.

5.07.2022 – Mot i nxehtë mbretëroj edhe ditën e sotme mbi vendin tonë.  Megjithëse në aeroportin e Prishtinës, temperatura maksimale kapi vlera deri në 33C, në stacionin personal u regjistrua edhe temperatura më e lartë për këtë vit prej 33.7C.  Edhe siç kishte qenë e parashikuar orëve të pasdites rrebeshe e bubullima filluan të zhvillohen anë e mbanë vendit, derisa stuhi më të fuqishme me erë e breshër kaluan nga Llapi, dhe disa pjesë të vendit.

Gjatë natës, vende-vende mund të vazhdojnë reshje të dobëta shiu, e për ditën e mërkurë që nga orët e hershme të mëngjesit paraqiten kushte për reshje shiu, aty këtu të shoqëruara me bubullima.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të përqëndruara nga perëndimi i vendit.  Temperaturat maksimale, të mërkurën luhaten  ndërmjet 26C e 29C.  Në mbrëmje vranësirat shpërndahen.

Nga dita e premte po pritet ndryshim i situatës meteorologjike, me një rënie të ndjeshme të temperaturave edhe deri në 20C, e priten reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu duke vazhduar edhe ditën e shtunë, që në bazë të disa modeleve mund të akumulojnë reshje edhe deri në 30 e 50mm.

Pamja 📷: Rrufe në distancë nga Prishtina gjatë orëve të pasdites.

 

 

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë