Disidenti
Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina që u gjet i vdekur në një shtëpi në Lipjan

0Shares

Melos Krasniqi, djali i ri nga Klina, i cili u gjet i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit do të varroset sot.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të riut që kishte diplomuar vetë disa ditë më parë, do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e vjetra të fshatit Zajm.

Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, i riu klinas është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net