Disidenti
Lajme

Sondazhi i huaj: LVV-ja pëson rënie, rritet LDK-ja

0Shares

Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 34 për qind të votave nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, tregojnë matjet e opinionit publik për subjektet parlamentare shqiptare në Kosovë.

Matjet janë realizuar nga një organizatë ndërkombëtare në vend, raporton të premten Nacionale.

Nga rënia në mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje, sipas matjeve të kësaj organizate, ka përfituar më së shumti Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është rritur ndjeshëm në përqindje krahasuar me zgjedhjet parlamentare në 14 shkurtit të vitit të kaluar.

Lidhja Demokratike shënon rritje prej mbi 10 për qind të votave nga rezultati i zgjedhjeve nacionale, dhe figuron të ketë mbështetje prej 24.2 për qind në matjet e realizuara nga organizata e huaj.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me mbështetje prej 20.7 për qind, tregojnë matjet.

AAK-ja e Ramush Haradinajt do ta kalojë sërish pragun, nëse bazohemi në këto matje. Ky subjekt do të merrte 6.0 për qind të votave në nivel vendi nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën.

Lista Guxo e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla rezulton se nuk do ta kalonte pragun zgjedhor, bazuar në matjet e opinionit publik të transmetuara.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net