Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Snajperisti ‘më i mirë në botë’ paralajmëron Putinin: Nuk do hezitoj kur të vijë momenti për të shtypur këmbëzën

Snajperisti kanadez, i cilësuar si ‘më i mirë në botë’, i cili la pas gruan dhe djalin për të luftuar në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentin Rus, Vladimir Putin, se nuk do të ngurojë të shtypë këmbëzën kur të vijë koha.

Snajperisti kanadez i njohur me nofkën ‘Wali’ në një intervistë për Daily Mail, ka deklaruar se nuk do të nguronte të shtypte këmbëzën e armës në rast se do t’i dilte para Vladimir Putin.

“Nuk më pëlqen ideja për të qëlluar dikë. Por kur të vijë koha për të shtypur këmbëzën, nuk do të hezitoj. Nëse Putini do vërtet Kievin, ai do të duhet të paguajë një çmim të madh. Askush nuk i do rusët këtu dhe të gjithë do të rezistojnë. Dëmi që ne mund t’u bëjmë atyre do të jetë i çmendur. Ata do të humbasin aq shumë jetë sa do të bëhet një Stalingrad tjetër.

Aktualisht, trupat ruse po afrohen më pranë kryeqytetit Kiev dhe besohet se janë vetëm 15 milje nga qyteti, ndërsa civilët e tmerruar vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net