Disidenti
Lajme

S’ka vend në makinë, familja prizrenase iu bën vend fëmijëve në bagazh

0Shares

Shpesh herë në vendin tonë shihen veprime të çuditshme, gjithashtu edhe të rrezikshme të cilat marrin vëmendje. Çudia e fundit ka ndodhur sot në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Rreth orës 16:00 në lagjen “Ortakoll” në Prizren, prindërit e dy fëmijëve, siç duket zgjidhje më të lehtë e kanë pasur futjen e fëmijëve të tyre në bagazhin e veturës.

Sinjali ka siguruar pamje, teksa fëmijët shihen ulur prapa në veturë, ndërsa sipas informatave të sinjalizuesit, ulëset e makinës, kanë qenë të zëna me pasagjerë tjerë, kryesisht persona të moshës më të rritur.

Ndërsa sipas pamjeve, fëmijët nuk kanë pasur vend, për tu ulur në ulëse dhe zgjidhja sipas prindërve të tyre, ka qenë futja në bagazh.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, shihet se fëmijët që janë futur në bagazhin e veturës janë të moshës minore, ndërsa prindërit e tyre, me sa duket nuk kanë qenë në dijeni për rrezikun që ka mundur t’iu kanosej.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net