Disidenti
Lajme

“S’ka shpresë”, analisti serb: Jemi viktima të narrativës kriminale të Vuçiç’it, Millosheviç’it e Sheshel’it

0Shares

Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletiç, në një prononcim për mediumin opozitar serb “Danas”, ka thënë se struktura politike në Serbi, e cila refuzon të përballet me faktet, mban përgjegjësi të plot për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Ai theksoi se serbët janë viktima të retorikës fashiste të kriminelëve si Slobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel.

“Diskutimi në parlamentin tonë për Kosovën në shtator tregoi pafuqinë e shoqërisë, asnjë grup i vetëm parlamentar nuk e kundërshtoi narrativën zyrtare që Millosheviçi dhe Shesheli e formuan në vitin 1999”.

“Fatkeqësisht, të gjithë jemi viktima të asaj politike gënjeshtare kriminale, nuk ka fund për ato gënjeshtra dhe asnjë fije shprese”, shtoi ai.

Vuletiç nënvizoi faktin se Serbia nuk mund të antarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën ndërsa tha se Kosova duhet të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, ai apeloi te shoqëria civile që të mos heshtë më dhe te politikanët serbë që t’i ndalin shpifjet “për të mbështetur barrikadat e sotme të (Aleksander) Vuçiç’it dhe narrativën e Sheshel’it për fitoren në ’99”.

Kujtojmë që Vuçiç ishte i preferuari politikanit nacionalist serb Vojisllav Sheshel gjatë kohës së luftërave në Ballkan.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net