Disidenti
Lajme

S’ka paga për grevistët, Murati: Janë procesuar vetëm për ata që kanë punuar me orar të plotë

0Shares

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, i ka prezantuar pikat e pakos për përballjen me inflacionin.

Murati ka thënë se pagat e sektorit publik janë procesuar për ata që kanë punuar me orar të plotë. Teksa, ka treguar se 50 euro e zotuara nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë janë procesuar pagat dhe kjo do të ndodhë në formë retroaktive në muajin tetor.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.

Vrasja e gruas në Pejë, reagon një familjare: Sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jetën…

Disidenti.net

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë

Disidenti.net

Të shtëna me armë në fshatin Carallukë të Istogut, 21-vjeçari gjuan me armë të gjatë

Disidenti.net