Disidenti
Lajme

Shumë zyrtarë të arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

0Shares

Katër muaj pas operacionit të parë të policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, sot policia ka trokitur sërish në dyert e këtij agjencioni.

Shumë zyrtarë të AZhB-së kanë përfunduar në pranga të njësisë kundër krimeve ekonomike.

Ata të arrestuar janë nisur drejt stacionit policor për intervistim ku prokurori i rastit do të marr vendim për ndalimin e tyre.

Burimet brenda policisë kanë thënë se aksioni i sotëm po zhvillohet për disa dallavere të reja sa i përket keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit.

Aksioni përveç në Prishtinë po kryhet edhe në disa komuna tjera të Kosovës.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net