Disidenti
Lajme

“Shqiptarët s’besojnë në shpend” – Plas debati në studio: Hoxha nga Prizreni – tentoi të ndryshojë identitetin shqiptar

0Shares

Deklarata e hoxhës nga Prizreni Mazllum Mazllumi pasi e quajti flamurin kuq e zi një leckë, ka ngjallur debat edhe ditën e sotme në vend.

Hoxha Mazllumi mes tjerash në një video të publikuar në kanalin e tij zyrtar, e quan flamurin kombëtar “harrën, leckë e bezë”.

E, komentatorët politik të Politikos nuk kanë kursyer kritikat e tyre për siç thanë ata tentimit që hoxha bëri për ta ndryshuar identitetin shqiptar, shkruan Gazeta10.

“Unë e dëgjoj mendimin e tij, por s’pajtohna me të. Është kundër shqiptarëve pasi ai thotë është një shpend, na nuk besojmë në shpend. Ai e qet krejt identitetin kombëtar poshtë.”, tha i habitur Topalli derisa i menjëhershëm ishte reagimi i Matoshit.

“Flamuri bahet leckë, veç kur kallet. Unë e dua flamurin e Kosovës, por UÇK-ja ka luftuar me flamurin kuq e zi. Mos i ndrysho faktet”, tha Matoshi.

Por, as me Matoshin nuk u pajtua analisti politik Nexhmedin Saphiu, i cili ia përmendi atij edhe ndryshimin e flamurit amerikan ndër vite si një shenjë ideologjike.

“Edhe flamuri amerikan, i kombit numër një në botë, ka ndryshuar disa herë. Flamuri që luftoi Xhorxh Washingtoni për çlirimin e Amerikës është në muze, s’ka fare ngjajshmëri me flamurin actual.”, tha Spahiu në Politiko./Gazeta10

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net