Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Shpend Ahmeti i del në mbrojtje Albin Kurtit për votimin në Shqipëri: Agim Çeku ka nënshtetësi kroate

Ahmeti thotë se me Kurtin nuk pajtohen në shumë gjëra, por votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre.

Sipas Ahmetit, do të ishte e padrejtë ndaj kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, që mos të shkonte Kurti për të votuar atje.

Kurse, sa i përket dyshtetësisë të kryeministrit Kurti, Ahmeti ka thënë se një gjë të tillë e ka pasur edhe ish-kryeministri Agim Çeku, i cili ka nënshtetësi kroate dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili njësoj sikurse Kurti ka nënshtetësi shqiptare.

Reagimi i plotë nga Shpend Ahmeti:

Edhe pse me Albinin nuk pajtohemi në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre. Mos harroni, përvec shtetësise, VV garoi në zgjedhje sot. Nqs asgjë më shumë, një votë më pak për kandidatët e vv nuk është fer ndaj kandidatëve. Në qoftë se kritikojmë dyshtetësinë e kryeministrit kemi më pak kryeministra me njështetësi (Çeku – Kroaci, Thaqi – Shqipëri).

Krahasimin në mes të Serbisë dhe Shqipërisë as që dua të mundohem.

Ti kthehemi shtesave, vaksinave e krizes ekonomike!

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net