Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Shpejtim Bulliqi për doktorin e arrestuar: Është një nga mjekët më të mirë që kemi, sjellja e tillë ka ardhur nga mbingarkesa e punës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme lidhur me sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti ndaj disa pacientëve.

Për Klan Kosova ai tha se i vjen keq që kjo ndodhi me njërin prej mjekëve që ai e cilësoi si prej më të mirëve që e kanë pasur në QKMF dhe se sjella e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës dhe volumit të madh të punëve tani gjatë kohës së pandemisë.

“Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”.

“Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që komisioni disiplinor pastaj të bëjë intervista dhe të merr informacione të tjera dhe të shohim se nga do të ecën procesi”, u shpreh Bulliqi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net